Një anije e shpëtimit që operon në Mesdhe ka marrë emrin e Alan Kurdit, pasi fëmija sirian i cili vdiq duke u përpjekur për të arritur në Evropë në vitin 2015.
Pamjet e trupit të trevjeçarit të shtrirë në një plazh turk shkaktuan zemërim të madh global.
Por, siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, kjo ishte tre vjet më parë dhe “zemrat evropiane – dhe portet – që nga ajo kohë janë mbyllur për të dyja, refugjatët dhe anijet e shpëtimit”.
Ceremonia e emërimit të anijes ka ndodhur në ishullin spanjoll të Majorkës.
Alan u mbyt në shtator të vitit 2015 së bashku me vëllanë e tij Ghalib, nënën Rehanna, dhe tetë njerëz të tjerë që po përpiqeshin të arrijnë në Evropë duke kaluar Egjeun.
Tezja e Alan, Tima Kurdi, kishte paguar për kalimin e tyre në Evropë. Ajo shpresonte ta çonte familjen në Kanada.
Ndërsa, sipas mediave, përcjell Telegrafi, Abdullah Kurdi, babai i djemve, mori pjesë në ceremoninë e së dielës së bashku me Tima Kurdin. Ai tha para ceremonisë se ishte i lumtur që anija do të emërohej për djalin e tij të vdekur.
Rreth dy milionë refugjatë nga Siria dhe vende të tjera në Afrikë dhe Lindjen e Mesme kanë kaluar në Evropë nga deti që nga viti 2015.
Ndërsa siç thuhet tutje, më shumë se 17,000 azilkërkues kanë vdekur ose janë zhdukur duke u përpjekur të arrijnë në Evropë që nga viti 2014, sipas UNHCR-së. Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur deri më tani në vitin 2019. /Telegrafi/