Së fundmi, një anije luftarake britanike ka rrëzuar një dron Houthi i cili synonte anijen ndërkombëtare në Detin e Kuq.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Edhe pse Houthit kanë shënjestruar anijet që udhëtojnë përmes Detit të Kuq, sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Britania e Madhe mbetet “e pa trembur” nga sulmet.
“Angazhimi ynë për të mbrojtur jetët e pafajshme dhe lirinë e lundrimit është absolutisht i palëkundur”, tha Shapps.
Gjithashtu, edhe Ministria e Mbrojtjes e cilësoi këtë sulm si të patolerueshëm, të paligjshëm, dhe të papranueshëm.
Ndryshe, në fillim të kësaj jave SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme të përbashkëta ajrore kundër objektivave Houthi në Jemen.
Këto veprime vijnë pasi Houthit kanë shënjestruar anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq, dhe kanë deklaruar mbështetje për Hamasin. /Telegrafi/