Kënga “Ani nasht” e reperit Arton Avdyli është ndër këngët më të pëlqyera këtë verë.
Videoklipi i kësaj kënge ka arritur mbi 8 milion klikime në kanalin “Youtube” por kënga del të mos jetë origjinale, transmeton Telegrafi.
“Living in love” titullohet projekti i reperit amerikan l-Wayne, që ka ngjashmëri të mëdha me këngën e reperit shqiptar.
Gjersa kënga e tij është e publikuar me 7 janar të vitit 2009 dhe ka arritur vetëm 900 mijë klikime, projekti i 2Ton i është ofruar 9 milionshit.
Ky nuk është projekti i vetëm që këtë sezon u cilësua si i kopjuar, edhe shumë kolegë të artistit ferizajas sollën këngë që dolen të mos jenë origjinale. /Telegrafi/