Federata Angleze e Futbollit (FA) ka marrë disa kërkesa nga ish-lojtarët e tyre për të emëruar Pep Guardiolën si trajner të Anglisë.
Presioni është rritur mbi Gareth Southgate pas një ecurie të mjerë pa fitore, duke përfshirë një humbje të madhe 4-0 ndaj Hungarisë – disfata më e keqe e Anglisë në 12 vjet.
Southgate mori brohoritjet “Ti nuk e di se çfarë po bën” gjatë ndeshjes në Molineux, ndërsa shumë tifozë në mediat sociale po bënin thirrje për largimin e tij.
Nëse do t’i pyesnit tifozët anglezë, trajneri i Brighton, Graham Potter, do të dukej se ishte kandidati ideal për të marrë drejtimin pas zbatimit të një stili tërheqës të lojës dhe duke e çuar skuadrën e tij në vendin e nëntë në Ligën Premier sezonin e kaluar.
Por, ish-dyshja angleze, Darren Bent dhe Jack Wilshere kanë një sugjerim krijues dhe besojnë se Guardiola do të përfitonte më shumë nga skuadra aktuale angleze.
“Unë mendoj se ai mund të bëjë më shumë me ata lojtarë, gjysma e tyre luajnë në ekipin e tij!”, ka thënë fillimisht Bent për talkSPORT.
“Gareth nuk është një menaxher më i mirë se Pep Guardiola. Gjysma e skuadrës e njeh Pepin më shumë sesa e njohin Garethin sepse janë me të gjatë gjithë kohës. Ju keni Sterling, Stones, Walker, Jack Grealish, Foden – ai është gati të ketë edhe Kalvin Phillips dhe potencialisht janë gjashtë”, përfundoi ish-sulmuesi.
“Unë nuk mendoj se po themi ndonjë gjë të keqe kundër menaxherit aktual, por Pep është më i miri në botë. Nuk mendoj se do të ishte tani për ta bërë këtë, por duke shkuar përpara mendoj se këtë mund ta shihja”, ka thënë Wilshere.
“Going forward, it could be a thing.” ?
? “Half of the squad know Guardiola better than they know Southgate..”
Bent & Wilshere argue why The FA should pay Pep to manage England, part-time! ??????? pic.twitter.com/26DpPJlkup
— talkSPORT (@talkSPORT) June 30, 2022
Marrëveshja e Southgate me Anglinë do të skadonte pas Kupës së Botës “Katar 2022”, por ai nënshkroi një zgjatje për të qëndruar si trajner deri në dhjetor 2024.
Edhe pse ai udhëhoqi Anglinë në gjysmëfinale në Kupën e Botës së fundit, si dhe në finalen e tyre të parë që nga viti 1966 në Euro 2020 verën e kaluar, tifozët janë zhgënjyer me një qasje negative të perceptuar nga ish-trajneri i Middlesbrough.
Në anën tjetër, pas suksesit të tij me Barcelonën dhe Bayern Munichun, Guardiola ka fituar katër tituj të Ligës Premier me Cityn që kur mori frenat në vitin 2016 dhe ka pasur një efekt transformues në futbollin anglez.
Marrëveshja e tij me Cityn do të skadojë në vitin 2023 dhe katalunasi ka zbuluar dëshirën për të menaxhuar një ekip ndërkombëtar.
“Gareth Southgate po bën një punë të jashtëzakonshme dhe sapo ka nënshkruar një kontratë të re, kështu që urime. Nuk mendoj për këtë, por kur të mbaroj këtu stërvitjen do të ishte kënaqësi të jetoja një Kupë Bote ose një Kupë Evropiane”.
“Unë do të doja këtë. Por, normalisht nuk është e lehtë sepse ka kaq pak pozicione. Do të doja të ndodhte, por nëse nuk ndodh, do të stërvitja një klub. Kështu që nuk ka problem”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/