Telegrafi

Anglia publikon pamje nga tuneli i stadiumit, mësohet kush me kë i shkëmbeu fanellat

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht në udhëtim te Anglia me rezultat 5-3 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Dardanët shijuan humbjen pas 15 ndeshjeve, pasi u mposhtën në udhëtim te Anglia në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.

Megjithatë, paraqitja e djelmoshave të trajnerit Bernard Challandes është për çdo lëvdatë, shkaku edhe i tri golave të shënuara ndaj Tre Luanëve.

Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare reagojnë pas ndeshjes Angli-Kosovë, vlerësohet lartë paraqitja e Dardanëve

Përveç kësaj, futbollistët e Kosovës treguan kulturë të lartë sportive dhe shfaqen raporte të mira me kundërshtarët anglez.

Sterling dhe Muric shkëmbyen fanellat në tunel

Këtë e tregon edhe një video e postuar në Youtube nga kanali zyrtar i kombëtares së Anglisë.

Në atë video shihet atmosfera, para ndeshjes, brenda dhe jashtë stadiumit, gjatë ndeshjes, por edhe pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Tifozët anglezë lavdërojnë paraqitjen e Kosovës

Në video shihen edhe disa nga futbollistët tanë duke i shkëmbyer fanellat me yjet angleze.

Nuhiu dhe Barkley

Sulmuesi shtatlartë Atdhe Nuhiu ka shkëmbyer fanellën me yllin e Chelseat, Ross Barkley, ndërsa portieri Aro Muric me bashkëlojtarin e tij, Raheem Sterling.

Shkëmbimin e fanellave mund ta shihni nga minuta e 6-të./Telegrafi/