Site icon Telegrafi

Anglia një tjetër vend evropian që rrezikon të shkojë në bllokim të ri për shkak të coronavirusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po e shqyrton mundësinë e implementimit të një bllokimi mbarëkombëtar në Angli, si masë preventive kundër coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një urdhër i qëndrimit në shtëpi, mund të shpallet të hënën, derisa dalja në shkolla, kolegje dhe universitete do të përjashtohet.

Dokumentet e shikuara nga BBC, sugjerojnë se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me rritje më të lartë të viktimave sa sa gjatë valës së parë në rast se nuk zbatohen kufizime të mëtejshme.

Vdekjet nga coronavirusi mund të arrijnë në më shumë se 4,000 në ditë, sipas një modeli.

Rritje të rasteve nga coronavirusi janë parë edhe në shumë vende evropiane, derisa disa prej tyre filluan zbatimin e masave të reja kufizuese.

Ditëve të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar së paku nga 20 mijë raste në ditë, shifra më e lartë 24-orëshe raportohet të jetë ajo e 21 tetorit ku u konfirmuan 26 mijë infeksione të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version