Site icon Telegrafi

Anglia mposht bindshëm Shqipërinë, kuqezinjtë u dorëzuan në pjesën e parë

Shqipëria ka pësuar humbje të thellë nga Anglia me rezultat 5-0 në ‘Wembley’ në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve për Katar 2022.

‘Tre Luanët’  kanë shënuar plotë pesë herë në portën e Thomas Strakoshës në pjesën e parë.

Ndeshja nisi më mirë për Anglinë që arriti të shënojë që në minutën e 9-të, kur Harry Maguire gjeti rrjetën me një goditje me kokë.

Shqipëria kishte shumë rast të mirë të barazonte, por Myrto Uzuni edhe pse i vetëm me Jordan Picford, gjuajti në duart e tij.

Në minutën e 18-të, Anglia ngriti epërsinë në 2-0 me golin e shënuar nga Harry Kane.

Por anglezët nuk u ndalën, pasi që Jordan Henderson shënoi për 3-0 pas një aksioni të mirë individual.

https://twitter.com/Watch_LFC/status/1459254865151025163

Harry Kane në minutën e 33-të, shënoi për 4-0 me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës.

Sulmuesi i njëjtë kishte edhe dy raste, por për fatin e kuqezinjve nuk e qëlluan cakun.

Por në kohën shtesë, Kane nuk gaboi dhe me volej shënoi për 5-0.

https://twitter.com/fansstandtv/status/1459259208688410626

Ishte një Shqipëri e humbur në Wembley në pjesën e parë, që nuk po arrin të tregojë asgjë nga loja e saj.

Në pjesën e dytë anglezët, duket se nuk ishin të interesuar edhe aq shumë për sulmin, duke larguar pas disa minutash të gjithë treshen e sulmit.

Raheem Sterling rrezikoi një herë në minutën e 54-të, ndërsa Recce James kishte rast të mirë në minutën e 72-të.

Shqipëria tentoi një herë me Sokol Cikalleshin, por goditja e tij shkoi në duart e portierit Pickord.

Anglia është e para në grup me 23 pikë dhe vetëm një barazim në ndeshjen e fundit ia siguron kualifikimin, ndërsa Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version