Kombëtarja e Anglisë ka shënuar dy gola për pesë minuta ndaj Ukrainës në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes çerekfinale të Euro 2020.
Tre Luanët e mbyllen me epërsi 1-0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Ukrainës falë golit të Harry Kane (4’).
Megjithatë, fillimi i pjesës së dytë ka ardhur furishëm për ekipin e Gareth Southgate që shënuan dy gola të shpejtë.
Anglia gjeti rrjetën dy herë brenda pesë minutave dhe është gati të sigurojë gjysmëfinalen e Euro 2020.
https://www.youtube.com/watch?v=CpxRyx09Jd0&ab_channel=EvartsFC
Fillimisht ishte Harry Maguire (46’), i cili shënoi me kokë për 0-2, ndërsa Kane (50’) shënoi për 0-3.
Të dy golat u asistuan nga mbrojtësi i majtë Luke Shaw. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1FetnbBPjh8&ab_channel=YomtoLollen