Me ardhjen e motit të nxehtë, shumë nga ne do t’i hapim dritaret tona të shtëpisë sa më shumë që të mundemi.
Por kjo nuk është ideja më e mirë ndonjëherë, pasi që një grua e mori vesh këtë “me pahir”.
Amber Odonnell nga Yorkshire, mbeti e tronditur kur e mori një letër ankuese nga fqinjët e saj, të cilët besojnë se e dëgjuan atë duke kryer marrëdhënie seksuale të zhurmshme, raporton The Mirror, përcjell Telegrafi.
Por ajo nuk ishte në dijeni për problemi deri sa nuk e pa një letër të cilën ata e kishin hedhur sipër gardhit të saj.
Duke e shpërndarë në TikTok reagimin e veprimit të turpshëm, modelja e OnlyFans postoi një video ku ajo shihet me sytë e hapur dhe duke shikuar në drejtim të kamerës, dhe shihej qartë se ishte e tronditur.
https://www.tiktok.com/@ambs.odon/video/7115114446506233094?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7121336820076070405
Një shkrim në ekran thotë: “Është zyrtare, nuk mund të dal më nga shtëpia ime”.
Pastaj video shfaq një pjesë të letrës, për të cilën Amber pretendon se e kishte gjetur të hedhur mbi gardhin e saj.
Në letër shkruhej: “Nëse dëshiron që të kryesh marrëdhënie të egër në mes të ditës, ju lutem që t’i mbyllni ato dritare të mallkuara”.
Videoja e shikuar për mbi një milionë herë, i ka bërë shumë njerëz për të qeshur, ku shumë prej tyre kishin treguar se si do të reagonin ndaj një situate të këtillë. /Telegrafi/