Një grua angleze pretendon se u zgjua duke folur me theks uelsian – pavarësisht se kurrë nuk ka vizituar këtë vend – duke kërkuar ndihmë që “zëri i saj i mëparshëm t’i kthehet”.
Zoe Coles, 36-vjeç, po ka frikë se theksi i saj i ri “i ka mbetur” dhe nuk po i largohet, dhe se kjo gjë i ka ndodhur brenda një nate të qershorit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Kjo nënë e dy fëmijëve nga Stamfordi, shpesh pyetet nëse është nga Cardiffi, pasi e ka zhvilluar të folurit me theks “R”.
Ish-banakierja, thotë se po ndihet në “siklet” dhe për këtë nuk po del nga shtëpia, pasi po ndihet sikur nuk po përshtatet me në shoqëri “me zërin dhe theksin e saj të ri”.
Ajo beson se ka një sindromë të rrallë të theksit të huaj të njohur si FAS. Me këtë sindromë thuhet se vuajnë vetëm 150 persona që janë dokumentuar në mbarë botën që nga viti 1907.
Kjo ndodhë si rezultat i lëndimit të kokës apo trurit, ku sulmi në tru konsiderohet si një prej shkaktarëve më të shpeshtë.
Nga FAS mund të shfaqen trauma në tru, gjakderdhje në tru apo tumor. E sipas ekspertëve të shëndetësisë përfshihet edhe skleroza multiple apo çrregullimi në të folur. /Telegrafi/