Site icon Telegrafi

Anglezi nxit vrull pasi që vendosi bllokadë të ‘shëmtuar’ në rrugë

Një burrë i cili kishte vendosur një bllokadë të “shëmtuar” në rrugën përball shtëpisë së tij tani po planifikon mënyra të reja që t’u pengojë njerëzve nga parkimi në rrugë pasi që masat e ndërmarra nga vet ai.

Derek Woodacer ka filluar të përballet tash e disa vite me prindërit të cilët e përdornin rrugën për t’i dërguar fëmijët në shkollën St John’s Primary School në Tyldesley të Greater Manchester, pasi që ai beson se ata nuk duhet të parkohen në rrugën e tij.

Anglezi 65 vjeçar në lidhje me këtë çështje ka pasur konflikt edhe me fqinjët e tij, deri sa një prej tyre tha se bllokada e vendosur ka mundur që t’u ndalojë qasjen në rrugë shërbimeve emergjente dhe kamionëve për mbledhjen e mbeturinave, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Bllokada e vendosur nga Derek Woodacer

Woodacer si rezultat i “betejës” 3 vjeçare është bërë famëkeq në Commonside Road në Mosley Common.

Mosmarrëveshja ka dërguar në zënka, vandalizëm, ankesa dhe kosto të madhe financiare sipas z. Woodacer.

Derek Woodacer deklaroi: “Unë u zhvendosa këtu para 5 viteve, dhe kjo është një rrugë e pa miratuar nga këshilli, prandaj ata nuk merren fare me të. Kur e pash për herë të thash ‘çfarë dreqin është kjo rrugë’”.

“Në javën e parë të qëndrimit tim pash duke u parkuar shumë njerëz që e frekuentonin rrugën për shkak të shkollës. Prindërit më ofendonin kur u thosha se nuk mund të parkohen aty. Ne duhet që të paguajmë për riparimin e rrugës, dhe kjo ka një kosto të madhe”, vazhdoi tutje Derek.

Tutje ai tha: “U takova me secilin banorë të kësaj rruge, dhe ata mi treguan të gjitha problemet. Kishte sulme të ndryshme dhe dëmtim ndaj pronës, dhe ne donim që ta rregullonim problemin”. /Telegrafi/

Exit mobile version