Site icon Telegrafi

Anglezi Matty Cash ndryshon emrin pasi mori zyrtarisht nënshtetësinë polake

Matty Cash ka marrë një emër të ri pasi ka marrë nënshtetësinë e tij polake dhe mund të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar muajin e ardhshëm.

Mbrojtësi i djathtë i lindur në Slough ka premtuar karrierën e tij ndërkombëtare me Poloninë pasi kishte rrënjë polake nga nëna e tij.

Ai ishte i pranishëm në ambasadën polake në Londër javën e kaluar për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për nënshtetësi te re.

Cashit i është dhënë shpejt shtetësia dhe, si rezultat, ka marrë një emër të ri polak – Mateusz Gotowka.

 

Ylli i Aston Villas falënderoi presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, për mbështetjen e tij.

“Faleminderit zoti President, është një nder dhe një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua dhe familjen time. Do të jap më të mirën në fushë”, shkroi fillimisht Cash.

 

Cash postoi gjithashtu një deklaratë pasi konfirmoi kalimin e tij nga kombëtarja e Anglisë tek ajo e Polonisë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe familjen time. Kërkesa ime për shtetësinë polake është miratuar nga autoritetet polake”.

“Dëshiroj të falënderoj presidentin, familjen time dhe njerëzit e tjerë që më ndihmuan në këtë. Koha për sfida të reja, do të bëj më të mirën për këtë vend”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/

 

Exit mobile version