Manchester City është futur në garë dhe dëshiron ta mposht Liverpoolin në garë për portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen.
The Daily Telegraph shkruan se të dy klubet e Ligës Premier kanë bërë oferta për portierin gjerman.
Ter Stegen pëlqehet edhe nga trajneri i ri i Cityt, Pep Guardiola dhe ai i Liverpool, Jurgen Klopp.
Ter Stegen kushton 25 milionë euro dhe City e dëshiron në portë për t’i bërë konkurrencë Joe Hart, pasi Willy Caballero do të lirohet.
Ter Stegen, nuk është portieri i parë të Barcelona, pasi në kampionat portën e ruan Claudio Bravo.
Ai mbron në Copa del Rey dhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/