Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, realizoi takim me ambasadorin suedez në Maqedoni, Mats Arne Staffansson.
Zëvendëskryeministri i prezantoi masat nga Plani për rritje ekonomike dhe theksoi se me masat, Qeveria mundëson mbështetje të barabartë për kompanitë e huaja dhe vendase, me ç’rast u bëri thirrje kompanive suedeze për të investojnë në Maqedoni”, njoftoi Kabineti i zëvendëskryeministrit.
“Inkurajuese është që simulimet që janë bërë tregojnë se me programin e ri ekonomik do t’u sigurohet mbështetje edhe më e mirë për kompanitë e huaja të cilat do të investojnë në Maqedoni, ndërkohë drejtpërdrejt do të ndikojnë në krijimin e rritjes së qëndrueshme dhe më të shpejtë të ekonomike të ekonomisë së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.
Të dy janë dakorduar se masat janë të rëndësishme për stimulimin e ekonomisë, si dhe për atë se për rritje ekonomike është e nevojshme të sigurohet sundimi i ligjit dhe gjendje stabile politike.