Site icon Telegrafi

Angjushev: Kompanitë energjetike duhet t’i njohin mundësitë që i ofron Ligji për Energjetikë

Kompanitë energjetike të Maqedonisë duhet t’i njohim mundësit çka ki ofron Ligji për Energjetikë, me qëllim që të jenë më konkurruese në rajon, të bëjnë transit të brendshëm dhe të jashtëm në punën e tyre për të përshtatur në botën e re të energjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e tha zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev gjatë fjalimit hapës të konferencës ndërkombëtare “Energjia 2018” çka nga sot mbahet në qytetin e Ohrit.

Angjushev tha se Energjetika do të zhvillohet në drejtim të shkëmbimeve rajonale të energjisë elektrike, infrastrukturës së rrjetit të gazsjellësit dhe të industrisë së naftës.

Zv. kryeministri Angjushev, pret që deri në fund të vitit të jetë gati edhe ligji për efikasitet energjetik, dhe bënë thirrje që ligji pasi të dalë në debatin publik të marri pjesë të gjithë dhe të japin kontribut në formimin e zgjedhjes së ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version