Site icon Telegrafi

Angjushev: Ivanov me fjalimin e tij ngriti jotolerancë dhe urrejtje tek një grup i caktuar qytetarësh

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, si udhëheqës i delegacionit të Qeverisë në ceremoninë, shprehu keqardhje se kryetari Gjorge Ivanov, kishte treguar dobësi dhe nuk mblodhi guximin për të njohur moment historik, që do të thotë mbështetje për hapat që qeveria realizoi angazhimin historik të popullit maqedonas dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët e dinë se një e ardhme më e mirë dhe më e ndritshme është përpara tyre. Qytetarët i njohin politikat që Qeveria zbaton dhe mbështet përpjekjet për integrim më të shpejtë Euro-Atlantik.

Qytetarët, jo Ivanovi, do të vendosin në referendumin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, ata do të jenë elementi kyç për fillimin e negociatave të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qytetarët duan stabilitet, duan investime, vende të reja pune dhe paga më të larta, ndërsa jo patriotizëm të rremë dhe izolim ndërkombëtar të ofruar nga Ivanovi. Ne po zbatojmë reforma për të ndërtuar Maqedoninë si një vend modern evropian, për të sjellë BE-në këtu dhe për t’i mbajtur njerëzit e rinj dhe të arsimuar që të ndërtojnë jetën e tyre në atdhe dhe jo në disa nga vendet e perëndimore të zhvilluara.

Të gjitha entitetet në Republikën e Maqedonisë, institucionet, organizatat shoqërore civile dhe vetë qytetarët duhet të bashkohen në këto procese, të cilat janë në drejtim të realizimit të përpjekjeve shekullore për liri, drejtësi dhe barazi.

Ilindeni i katërt është dita e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Të gjithë së bashku, të vazhdojmë me realizimin e hapave për prosperitetin e Republikës së Maqedonisë, e barabartë me shtetet tjera demokratike, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version