Telegrafi

Angelovski: Amerika dëshiron ta shkatërrojë OBRM-PDUKM, që të mos ekzistojë Maqedonia

„Greqia del lojtar i dyfishtë dhe punon për interesat e Rusisë por edhe për kauzën amerikane. Amerika dëshiron ta shkatërrojë Maqedoninë për ti mbrojtur interesat e veta“, ka deklaruar Strasho Angelovski në emisionin “Studio e hapur” të TVNova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka theksuar s krahas të gjithë këtyre armiqve, OBRM-PDUKM është fuqi e vetme politike e cila mund ti kundërvihet tendencave kundër-maqedonase.

„Amerikanët ndërmorën një iniciativë të re në lidhje me Maqedoninë. Ata panë se grekët do ta bllokojnë përjetësisht Maqedoninë, prandaj strategjia e tyre e re është që Maqedonia të mos ekzistojë. Unë deri në vitin 2011 kam dalë në të gjitha zgjedhjet si kandidat i pavarur. Për herë të parë hyra në koalicion me OBRM-PDUKM sepse kuptova që është e vetmja parti e fuqishme e cila mund tu kundërvihet këtyre tendencave kundër-maqedonase, ndërsa për fat të keq këtë e kuptuan edhe armiqtë e Maqedonisë. Loja është më se e qartë”, ka deklaruar Angelovski.

Ai ka shtuar se në planet amerikane është që ndarja e Maqedonisë të bëhet në mes të Shqipërisë dhe Bullgarisë, e jo në mes Greqisë dhe Serbisë siç ndoshta dëshirojnë elitat serbe dhe greke./Telegrafi/