Site icon Telegrafi

Angelovska: Ribalanci i buxhetit nuk u bë për shkak të mungesës së të ardhurave

Ministrja e Financave, Nina Angelovska nga Uashingtoni tha se ribalancimi i buxhetit nuk është për shkak të mungesës së të ardhurave, por përkundrazi të rialokimit të fondeve, një përparësi që ajo thotë, për të investuar në kapitalin njerëzor në Maqedoni.

“Ribalanca është një mjet normal dhe bëhet çdo vit. Nuk është bërë për shkak të problemeve në pagesa. Ana e të ardhurave është e shkëlqyeshme. Kapitali njerëzor është një nga temat, ndërsa ribalanca ka për qëllim motivimin e punonjësve për të mbështetur financiarisht biznesin”, thotë Angelovska.

Ajo së bashku me guvernatorin e Bankës Popullore, Anita Angelovska – Bezhoska, po marrin pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankën Botërore në Uashington, ku marrin pjesë zyrtarë të lartë dhe ekspertë nga 189 vende.

“Ekonomia e Maqedonisë është në gjendje të mirë dhe pritjet janë se vendi do të arrijë në 3.5%”, tha Angelovska./Telegrafi/

Exit mobile version