Përgatitjet për ribalancimin e buxhetit për vitin 2020 janë në fillimet e tyre. Ministrja e Financave Nina Angelovska për “TV 24” theksoi se procesi ka filluar dhe se është pritur muaji prill që të ketë më shumë informacione, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në përgjithësi, për momentin është sfidë të përpiqemi të tejkalojmë parashikimet ose supozimet më realiste. Gjatë riorganizimit, ne marrim parasysh parashikimet aktuale që kemi bërë”, tha ministrja.
Ajo theksoi se buxheti është likuid për të përmbushur detyrimet e tij dhe se po rrjedh normalisht. Janë paguar subvencione, pagesa të TVSH-së që janë 26 përqind më e lartë se në prill të vitit të kaluar, paguhen pagat, pensionet, asistenca sociale.
“Gjithçka po shkon mirë. Ne u kemi paguar subvencionet bujqve, kemi paguar për prodhuesit e duhanit kohë më parë. Për më tepër, kthimi i TVSH-së, nëse e shohim, janë 26 përqind më të larta në krahasim me prillin e kaluar. Pagat, pensionet, asistenca sociale, të gjitha transferimet ligjore dhe pagesat normalisht rrjedhin. Ne morëm një mbështetje të likuiditetit në momentin e duhur, një kredi nga FMN-ja prej 176 milion euro. Duke pasur parasysh që ne kemi qenë konservatorë në planifikimin e nevojave të likuiditetit në muajin prill, tani jemi në një situatë ku servisojm të gjitha detyrimet, duke ndjekur të gjitha nevojat, por në të njëjtën kohë kemi bërë ulje të ndjeshme të shpenzimeve”, tha Angelovska.
Lidhur me Buxhetin e miratuar për këtë vit, ai vlerësoi se nuk ishte bërë shumë ambicioz./Telegrafi/