Me buxhetin i vitit 2020 investohen fondet më të larta deri më tani për kapitalin njerëzor, përkatësisht: shëndetës, arsim dhe mbrojtje sociale, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska në prezantimin e propozim buxhetit për vitin 2020.
Angelovska tha se gjithsej 154 miliardë denarë do të investohen në shëndetësi, arsim dhe përkujdesin social, që është 64% e shpenzimeve totale ose një rritje prej rreth 10 miliardë në 2019.
Ministrja e Financave theksoi se sipas Indeksit të kapitalit njerëzor të Bankës Botërore, vendi ynë ka një rezultat prej 0.53%, pra më pak se vendet e rajonit. Indeksi i kapitalit njerëzor tregon se çdo njeri i ri, që jeton dhe arsimohet në vendin tonë, ka kushte të sigurojë vetëm 53% të potencialit të tij, domethënë të potencialit të plotë të një të riut që zhvillohet në një mjedis të shëndetshëm me arsimim cilësor dhe kushte për jetesë.
“Për mua, si një njeri i ri që është rritur, kontribuoi dhe punoi në këtë shoqëri, është humbëse për shkak se në vend që të përmirësohet, për një kohë të gjatë shtyllat e kapitalit njerëzor: shëndetësia, arsimi dhe politika sociale po shkojnë prapa. Në këtë drejtim, ne kemi përqendruar buxhetin e vitit 2020 tek njerëzit dhe në përmirësimin e kushteve në të cilat njerëzit mund të përmbushin potencialin e tyre”, tha Angelovska./Telegrafi/