Mbështetja financiare e FMN-së do të sigurojë më shumë hapësirë për një politikë monetare të qetë dhe mbështetje kredie, tha guvernatori i Bankës Kombëtare Anita Angelovska-Bezhoska.
“Mbështetja financiare nga FMN është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, si për zbatimin e masave fiskale, ashtu edhe për sigurimin e rritjes së mëtejshme të potencialit të këmbimit valutor të ekonomisë sonë, gjegjësisht për të rritur rezervat e këmbimit valutor. Në këtë mënyrë, krijohet një hapësirë më e madhe për zbatimin e një politike monetare të relaksuar dhe për sigurimin e kushteve më të lehta financiare për kreditimin e kompanive dhe qytetarëve të prekur”, tha guvernatorja i Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në kuadër të mbështetjes financiare nga FMN për vendin tonë përmes Instrumentit të shpejtë.
Instrumenti, sipas guvernatores, është një mjet i rëndësishëm që siguron qasje më të lehtë në burimet e tjera të jashtme të financimit, përfshirë ato evropiane.
“Përkatësisht, miratimi i kësaj marrëveshje është një konfirmim i qëndrueshmërisë së politikave të zbatuara nga banka qendrore, e cila rezultoi me çmim dhe stabilitet financiar, i cili nga ana e tij ka një rol të rëndësishëm sinjal për mbështetjen e ardhshme financiare”, theksoi Angelovska-Bezoska./Telegrafi/