Nëse OBRM-PDUKM do të ishte kundër marrëveshjes së Prespës do të nxirrte njerëzit në rrugë, por ata nuk e bënë atë. Ata as nuk protestuan kur u dënuan njerëzit për 27 Prill. Mickoski atëherë mund të thërriste për protesta masive dhe të ndihmonte njerëzit, por ai nuk e bëri këtë sepse ai mendon se të dy gjërat janë bërë si duhet, tha Stojançe Angelov, drejtuesi i partisë “Dinjiteti”, pjesë e koalicionit qeverisës.
“Kur interesat politikë nuk duan të lidhen me të dënuarit, ata të paktën indirekt mund t’i ndihmojnë ata. Ata njerëz kanë familje, gra dhe fëmijë, të cilët tani kanë nevojë për ndihmë, gjë që OBRM-PDUKM nuk e bën. Për sa i përket marrëveshjes me Greqinë, është një llogaritje, Mickoski është i vetëdijshëm se është e pamundur të anulohet marrëveshja dhe nëse ai vjen në pushtet nesër nuk do ta bëjë. Ai shkon deri një vijë të caktuar kundër marrëveshjes së Prespës, por jo edhe përtej saj duke e ditur se do të kapërcejë Perëndimin pas kësaj linje”, thotë Angelov.
Edhe Filip Petrovski tha se anëtarësimit të OBRM-PDUKM-së iu është servuar ndryshimi i emrit si punë e kryer./Telegrafi/