Telegrafi

“Angeline Jolie në versionin shqip”, Morena Taraku ‘transformohet’ në dukje si aktorja e famshme

Modelja shumë e përfolur e showbizit, Morena Taraku, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave.

Që kur ishte pjesëmarrëse në konkurset e bukurisë e deri te debutimi i saj në muzikë në vitin 2012, Taraku ishte gjithnjë e pëlqyer nga mijëra fansa.

Tani ajo gëzon një jetë të luksoe dhe fotograf personal që i realizon imazhet e saj në rrjetet sociale, por dikur Morena i realizonte fotografitë shumë ndryshe nga sot.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Mesa duket një ndër të famshmet që e inspiroi atë që në karrierën e hershme, ishte aktorja e njohur me famë botërore, Angelina Jolie.

Kjo mund të vërehet edhe nga imazhet e fundit që Morena ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shihet paksa tendenca për t’iu përafruar në stil aktores së njohur.

 

Flokët e lëshuara anash dhe vetulla e hollë e ngritur lartë janë detajet tipike të Angeline Joliet, që ajo thuajse i praktikon në çdo fotografi.

Duket se edhe Morena në një stil të tillë duket vërtetë tërheqëse dhe e freskët, teksa ka gjetur personin e duhur për t’u inspiruar për realizimin e fotografive të tilla.

Po të shohësh me vëmendje në tri postimet e fundit të saj në rrjetin social Instagram, ajo thuajse nuk ngjan më aspak me Morenën dikurshme, për të mos thënë që duket totalisht një “Angelina Jolie në versionin shqip”. /Telegrafi/