Gjykimi i Nikolla Gruevskit është ngjarje e montuar ku LSDM nëpërmjet Prokurorisë Speciale Publike i udhëheq kundër ish-funksionarëve të OBRM-PDUKM-së, tha Silvana Angeleska përfaqësuese e OBRM-PDUKM-së në emisionin “Rruga Drejt”.
“Ne kemi thënë se ky është persekutim politik, se me të vërtet për pjesën për të cilën akuzohet Nikolla Gruevski dhe një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij, është proces i montuar politik. PSP po e luan lojën e qëllimeve politike të LSDM-së, që t’i ndjek ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së për çështjet për të cilat vendet tjera kanë thënë se janë të pa logjikshme”, tha Angeleska./Telegrafi/