Site icon Telegrafi

Angela viziton një nga restorantet e Nusretit dhe shërbehet nga vet nikoqiri

Angela Martini (Foto: Getty Images/Instagram)

Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini, ka vizituar njërin prej restoranteve të kuzhinierit të famshëm, Nusret Gokce.

Bukuroshja dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, kanë qëndruar në restorantin e ‘Salt Bae’ në Stamboll.

Lexo po ashtu Lajmet nga Angela Martini

Me këtë rast, nikoqiri është kujdesur për ta përgatitur vet mishin e çiftit, ndërsa Angela e ka publikuar një xhirim në rrjetet sociale nga momenti i gatimit të Gokces në tavolinën e saj.

“Një mbrëmje mahnitëse me të mrekullueshmin Nusret”, ka shkruar bukuroshja shqiptare në përshkrimin e videos në Instagram.

Kuzhinieri i popullarizuar është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fama e tij u rrit jashtëzakonisht shumë në vitin e kaluar duke qenë se arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion edhe në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet për NUSRETIN

Të famshmit rregullisht postojnë imazhe në rrjetet sociale në rastet kur i vizitojnë restorantet e Gokces dhe shijojnë mishin nga dora e tij.

Kështu ka vepruar edhe modelja shkodrane, e cila vazhdon ta shijojë jetën martesore me pasanikun rumun. /Telegrafi/

Exit mobile version