Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar sot se autoritetet e këtij vendi nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë mjaftueshëm vaksina në tremujorin e parë të vitit 2021, me qëllim që të ketë një kthesë të madhe në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, shkruan Reuters.
Ajo tha para Bundestagut gjerman se do të ishte e mundur të frenohen vdekjet, duke shtuar se do të ndërmarrin të gjitha masat që të mbajnë të hapura shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, transmeton Telegrafi.
Merkel pajtohet me rekomandimet që të mbyllen dyqanet në periudhën e Krishtlindjeve – e deri më 10 janar, duke kundërshtuar kategorikisht hapjen e hoteleve për të parandaluar udhëtimin e familjeve që dëshirojnë të vizitojnë familjarët e tyre në kohë të festave të fundvitit.
Merkel ka thënë se përvoja e deritanishme ka treguar se vala e dytë e pandemisë “është shumë me fuqishme sesa e para”, duke shtuar se ka shumë njerëz të infektuar në Gjermani. /Telegrafi/