Bashkimi Demokristian (CDU) i kancelares, Angela Merkel pësoi disfata në zgjedhjet e rëndësishme në dy provinca gjermane sot.
Këto humbje vënë në pikëpyetje perspektivat e udhëheqësit të partisë, Armin Lashset për t’u bërë kryeministër në zgjedhjet federale të shtatorit.
Zgjedhjet për organet legjislative në provincat jugperëndimore të Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate filluan maratonën zgjedhore, e cila do të kulmojë me zgjedhjet federale më 26 shtator, shkruan reuters.
Merkel's #CDU slumps to a historic low in 2 German state votes. Support for CDU slumped by 4points to 23% in the western state of Baden-Wuerttemberg, an exit poll from ARD showed. In neighboring Rhineland-Palatinate, CDU scored 26%, shedding 5.8points compared w/2016. pic.twitter.com/ELTwbwv07g
— Holger Zschaepitz (@Schuldensuehner) March 14, 2021
Përveç pakënaqësisë me fillimin e ngadaltë të vaksinimit, me kufizimet shkaku i coronavirusit që vetëm gradualisht po lehtësohen dhe numri i të infektuarve po rritet përsëri, CDU është goditur në dy javët e fundit nga akuzat se dy ligjvënës përfituan nga një marrëveshje maske në fillimi i pandemisë së coronavirusit.
Në Baden-Württemberg, Partia e Gjelbër rriti avantazhin e saj ndaj CDU konservatore që kishin 31.5 për qind të votave pesë vjet më parë, në 23 për qind.
Në provincën fqinjë të Rheinland-Pfalzit, Partia Social Demokratike (SPD) ishte përsëri e para me 33.5 për qind të votave, përpara CDU-së, e cila siguroi vetëm 25.5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme. /Telegrafi/