Telegrafi

Angela Merkel përjeton dridhje të trupit për herë të tretë brenda tri javëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është parë sot duke u dridhur përsëri në mënyrë të pakontrolluar gjatë takimit me kryeministrin finlandez Antti Rinne në Berlin.

Kjo është hera e tretë që brenda tri javëve Merkel ka përjetuar dridhje të turpit, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shqetësime për shëndetin e Merkel, kancelarja shihet duke u dridhur për herë të dytë brenda dy javësh (Video)

Kancelarja gjermane nuk ishte mirë me shëndet edhe më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë. Merkelit atëherë iu ofrua një gotë ujë që ajo e refuzoi.

Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.

Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.

Lexo po ashtu Merkel iu përgjigjet gazetarëve: Jam shumë mirë

Në fund të Samitit dyditor të G20 në Osaka, Merkel (65) tha se i kupton pyetjet e gazetarëve për shëndetin e saj, por theksoi se ajo ndjehej mirë.

“Unë jam mirë”, tha Merkel në Osaka.

Ajo shtoi se ishte e bindur se reagime të tilla “vijnë dhe shkojnë”. /Telegrafi/