Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania është ende në fillim të pandemisë së COVID-19, dhe se do të duhet të jetoj me të për një kohë, raporton Reuters.
“Nuk jemi në fazën finale të pandemisë, por në fillim të saj. Kemi fituar kohë dhe do ta shfrytëzojmë ta forcojmë sistemin shëndetësor në Gjermani”, ka shtuar Merkel në një mbledhje të Bundestagut, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë është partner i pashmangshëm për Gjermaninë, dhe për këtë do të përkrah punën e kësaj organizate.
Merkel pranoi se situata do të jetë shumë e vështirë edhe për një kohë, duke theksuar se “duhet të jemi të kujdesshëm”.
Ajo shtoi se masa të rrepta nevojiten për t’u ballafaquar ashtu siç duhet me situatën, duke përmendur se një vaksinë duhet të jetë e disponueshme për çdo shtet kurdo që ajo zbulohet.
“Pandeminë e mundim vetëm nëse reagojmë globalisht”, ka thënë për fund Merkel. /Telegrafi/