Telegrafi

Angela Merkel nuk do të kandidojë për në krye të CDU-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk do të kandidojë në zgjedhjet e muajit dhjetor në partinë e saj CDU.

Këtë informacion e ka konfirmuar vetë kancelarja pas takimit me anëtarët e partisë së saj, transmeton Telegrafi.

Pas plotë 18 viteve në krye të partisë CDU, kancelarja gjermane ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Pas këtij vendimi pritet të zhvillohet një garë e fortë e brendshme për pasardhësin, edhe pse kohë më parë Merkel pati deklaruar se do të vazhdojë të mbajë pozitën e kryetares së partisë.

Pas bavarisë, ku votuesit dënuan CDU-në dhe partnerët e koalicionit, në zgjedhjet e djeshme në Hesen ka ndodhur e njëjta gjë. /Telegrafi/