Kancelarja gjermane Angela Merkel po e përjeton një pandemi të coronavirusit si miliona gjermanë të tjerë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, si një blerëse e supermarketeve, ajo është parë duke shkuar nga një raft te tjetri dhe kontrollon që mallrat që kërkojnë janë ende në dispozicion.
Siç thuhet më tej, Merkel ishte duke bërë pazar në “Berlin-Mitte” pasditen e djeshme.
Rreth orës 17:00 ajo arriti në supermarketin “Hit Ullrich”.
Ajo së pari shkoi në raftet me perime dhe më pas të tjerat, shkruan Bild.de.
Ajo mbushi vetë karrocën me produkte, duke përfshirë qershi, sapun dhe letër higjienike, të cilat i pagoi me kartelën e saj.
Së paku deri më tani, supozohet se Gjermania e ka “më në kontroll situatën rreth coronavirusit”.
Kjo pasi që, sipas të dhënave të ditës së premte, ka parë vetëm 44 vdekje nga virusi deri më tani, pavarësisht se regjistroi 16,290 infeksione – më shumë se kudo tjetër përveç Kinës, Italisë, Iranit dhe Spanjës.
Kjo përfaqëson një shkallë fataliteti prej vetëm 0.3 për qind, krahasuar me 7.9 për qind në Itali – duke rritur shpresat se Gjermania mund të bëjë diçka të drejtë që vendet e tjera mund ta ndjekin, shkruante The Telegraph.
Ndërkohë, Evropa është ende “nën sulm” nga coronavirusi, sidomos Italia.
Por, sipas informacioneve të fundit, situata në Zvicër, është përkeqësuar ndjeshëm, e cila ka 6100 raste të infeksionit, rreth 25 për qind më shumë se një ditë më parë, dhe ka 56 vdekje. /Telegrafi/