Bukuroshja Angela Martini është një nga modelet më të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.
Një gjë të tillë, Martini e ka bërë në postimin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo ka realizuar disa poza mjaft ‘të nxehta’, duke u shfaqur në të brendshme të kuqe pranë një divani.
Angela ka vënë në pah linjat atraktive trupore, për të cilat kujdeset në maksimum dhe kjo është arsyeja që vija e saj e trupit është e lakmueshme nga çdo femër.
“Mashallah”, shkroi modelja shkodrane në mbishkrimin e fotografive, duke iu referuar kështu formave të saj.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar dhe janë joshur nga kjo paraqitje provokuese e saj. /Telegrafi/