Bukuroshja e njohur shqiptare, Angela Martini, i ka befasuar fansat e saj në orët e vona të së mërkurës me një video provokuese në Instagram.
Ajo duket mjaft tërheqëse e veshur në një fustan të shkurtër të kuq, teksa ka vënë në pah linjat trupore.
Në video, Angela shihet duke bërë lëvizje në dhomën e gjumit, ndërsa shfaqet tejet joshëse para kamerës.
“Hëna më bëri mua ta bëj këtë”, shkroi bukuroshja me prejardhje nga Shkodra në mbishkrimin e kësaj videoje.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk munguan, shumë prej të cilëve e komplimentuan për fizikun e shkëlqyer.
Angela Martini përndryshe pak javë më parë nxori në shitje librin e saj më të ri me titull “Dashuri, shpresë, dritë”, që është një biografi e modeles shqiptare për të arriturat në jetën e saj personale dhe profesionale. /Telegrafi/