Modelja e njohur Angela Martini ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Kaliforni.
Disa prej momenteve më të këndshme, ajo i ndan me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.
Jo të rralla janë rastet kur Martini ndan me fansat fotografi provokuese, duke marrë kështu vëmendjen dhe pëlqimet e tyre.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive në rërën e detit.
Ndërsa në imazhin e fundit, në ngjyrat bardhë e i, modelja shkodrane rrëmben vëmendjen me dukjen e saj tërheqëse dhe pozën që merr.
Ajo gjithnjë është komplimentuar për linjat, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë.
Angela vazhdon të mbetet njëra ndër modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, teksa aktualisht numëron afro 400 mijë ndjekës. /Telegrafi/