Telegrafi

Angela Martini sjell imazhe me bikini

Angela Martini (Foto: Instagram/Angela_Martini)

Angela Martini është një prej modeleve më të bukura shqiptare që ka ndjekur karrierë ndërkombëtare.

32-vjeçarja kohë pas kohe publikon fotografi në rrjetet sociale, ku merr dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Gjatë të hënës, ajo ka sjellë imazhe nga vendet tropikale, ndërsa shfaqet me bikini të kaltra.

Lexo po ashtu Lajmet për Angela Martini

“Vetëm një amvise”, është përshkrimi i fotografive të publikuara në profilin e bukuroshes në Instagram, ku numëron mbi 415 mijë ndjekës.

Në ndërkohë, Angela është duke e shijuar jetën bashkëshortore me milionerin rumun, Dragos Savulescu.

Udhëtimet dhe pushimet në vendet ekzotike tashmë janë bërë rutinë për bukuroshen nga Shkodra.

Ndërsa ndjekësit e saj të shumtë e përcjellin me kërshëri kur ajo publikon fotografi nga udhëtimet e saj. /Telegrafi/