Site icon Telegrafi

Angela Martini provokon ndjekësit me pozat nga shtrati e veshur në fustan ngjyrë portokalli

Foto: Screenshot/Instagram

Angela Martini është një personazh shumë i komentuar në showbizin shqiptar, pavarësisht se prej vitesh është zhvendosur në Amerikë.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz në Instagram, publikon imazhe e video të ndryshme.

Ajo kësaj radhe ka shpërndarë disa foto atraktive, ndërkohë që ka pozuar nga shtrati duke vënë në pah linjat trupore.

Angela Martini (Foto: Instagram)

E njëjta është shfaqur e veshur me një fustan ngjyrë portokalli dhe ka bërë që të përflitet për fizikun e tonifikuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Duke u ndjerë pak më keq sonte”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë përkrah imazheve, ndonëse shpesh i provokon nvdjekësit.

Angela këtë kohë ka qenë më e fokusuar në jetë private, pasi muaj më parë u bë nënë e një djali. /Telegrafi/

Exit mobile version