Site icon Telegrafi

Angela Martini pozon me dekoltenë e hapur: Kush tha se të qëndrosh në shtëpi nuk është seksi

Foto: Angela Martini/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është duke i kaluar ditët e mbyllur në shtëpi me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.

Ajo po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – vend ky në të cilin është shpërngulur tash e disa vite.

Teksa po qëndron e vetë-izoluar, Martini ka shfrytëzuar rastin që të jetë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar për fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, bukuroshja ndau me ndjekësit disa fotografi, ku shfaqej mjaft atrakive veshur me një fustan me dekolte të hapur.

Ndërsa vinte në pah gjoksin atraktiv, Angela Martini shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Kush tha që qëndrimi në shtëpi nuk është seksi”.

Kështu, ajo sikur e bëri të ditur se po ndjehet dhe mjaft atraktive edhe gjatë këtyre ditëve që është detyruar të qëndrojë e vetë-izoluar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version