Modelja e njohur, Angela Martini, është një nga ato personazhe që di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e fansave.
Ajo vazhdon të jetë ndër personat më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktive.
Së fundmi, bukuroshja bashkë me bashkëshortin e saj rumun, Dragos Savulescu, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ata kanë zgjedhur Caprin si destinacion të tyre, për të shijuar disa ditë të nxehta.
Ka qenë Angela, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft ‘e nxehtë’ në bikini të bardha.
Ajo ka pozuar në jahtin luksoz në të cilin po shijon pushimet, ndërsa ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit e saj.
Në veçanti, ajo është komplimentuar për linjat trupore, të cilat i dhurojnë asaj titullin si një ndër modelet më atraktive shqiptare. /Telegrafi/