Bukuroshja Angela Martini është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo këto ditë është duke qëndruar e izoluar së bashku me burrin e saj, në shtëpinë e tyre në Los Angeles.
Ndërkohë, ajo po i shfrytëzon ditët e karantinimit për të ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Martini publikoi për fansat në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive me një fustan të shkurtër, ndërsa vinte në pah linjat e saj.
Me një “mirëmëngjesi” në mbishkrimin e fotografisë, ajo përshëndeti të gjithë ndjekësit e saj, ndërsa pranoi komente të shumta.
Krahas komenteve të shumta pozitive, kishte një prej tyre që iu drejtua modeles me një krahasim me personazhet e filmave për të rritur.
E këtij komenti, Angela duket se vendosi t’i përgjigjet me butësi, duke i replikuar ndjekëses me këto fjalë: “Keni mendime të thella, duhet të jeni një filozofe”. /Telegrafi/