Telegrafi

Angela Martini i kërkon burrit të duket më seksi për të (Foto)

Bukuroshja Angela Martina muajin e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.

Ajo u martua me miliarderin rumun, Dragos Savulscu, dhe aktualisht dyshja po shijojnë muajin e Mjaltit.

Ata kanë zgjedhur disa vende ekzotike të Afrikës Jugore për të shijuar ditët e ngrohta në janarin e vitit 2018.

Angela ka qenë ajo, e cila vazhdimisht ka ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga pushimet luksoze që po kalon me bashkëshortin.

Lexo po ashtu Angela Martini sjell një video 'të nxehtë' nga Afrika Lindore (Video)

Ditë më parë, ajo hodhi në Instagram edhe një video ku shfaqej mjaft ‘e nxehtë’, teksa endej plazheve të Northen Island të Seychelles.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj Dragos ka publikuar gjithashtu një fotografi, ku shfaqet me rroba banje në plazh.

“Çfarë të bësh në ditët e nxehta”, kishte shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërkohë që Angela i kundërpërgjigjet me një koment ‘të nxehtë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Të dukesh më seksi për gruan tënde”, ka shkruar Angela Martini në komentin e fotografisë së burrit të saj. /Telegrafi/