Bukuroshja e njohur, Angela Martini, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të promovojë librin e saj më të ri, “Love, Hope, Light”.
Ky libër, i cili në shqip përkthehet “Dashuri, Shpresë, Dritë”, do të promovohet në Tiranë në tri data përgjatë muajit nëntor.
Ka qenë vet bukuroshja shkodrane, ajo e cila ka bërë të ditur përmes një njoftimi se më 13, 14 dhe 15 nëntor, do të jetë në Shqipëri për ta promovuar librin e ri të saj.
Ajo madje bën thirrje për të gjithë ata që duan të jenë prezent, se do të kenë shansin të marrin një libër të nënshkruar nga vet ajo.
“Jam e emocionuar të ju njoftoj se libri im ‘Dashuri, shpresë, dritë’ i shkruar me aq dashuri, shpresë e dritë, do të dalë së pari në shqip në Panairin e Librit në Tiranë në Stendën Botuese Dudaj. Ejani të më shihni dhe të firmosni librin tuaj! Unë do të jem atje në 13, 14 dhe 15 nëntor”, ka shkruar Angela Martini pranë postimit në Instagram.
Në këtë libër i cili është biografik, modelja ka folur për ngjarjet që e kanë përcjell gjatë gjithë jetës së saj. /Telegrafi/