Telegrafi

Angela Martini feston Ditën e Falënderimeve, duket atraktive teksa vë në pah linjat

Foto: Angela Martini/Instagram

Në Amerikë sot (e enjte) kremtohet e ashtuquajtura “Dita e Falënderimeve”.

Për të kremtuar këtë festë, në sheshin e New Yorkut është organizuar një karnaval i madh, në të cilin ka marshuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Lexo po ashtu I gjithë New Yorku sytë kah Rita Ora, këngëtarja shqiptare i mahnit të gjithë me performancën e saj në Ditën e Falënderimeve

Ditën e Falënderimeve po e festojnë edhe shqiptarët e famshëm që jetojnë në kontinentin amerikan, e njëra ndër to është edhe modelja e njohur, Angela Martini.

Kjo e fundit, vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një fustan të shkurtër të gjelbër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Urime Dita e Falënderimeve”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtij imazhi, ndërsa ka marrë urime të shumta nga ndjekësit e saj.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për linjat e saj trupore.

Angela është e martuar prej gati një viti me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, dhe së bashku jetojnë në ShBA. /Telegrafi/