Modelja e njohur, Angela Martini konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare.
Dhe se vazhdon ta ketë një epitet të tillë, ajo e ka dëshmuar edhe në disa postime të reja në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 500 mijë fansa.
Angela u kujdes të ekspozonte linjat tejet joshëse të trupit nga pushimet në Capri të Italisë e veshur me bikini të kafe me pika të bardha.
Modelja për t’u dukur edhe më atraktive kombinoi rroba banjë me një fustan ngjyrë të bardhë, të cilin e zhveshi për të shfaqur fizikun e saj joshëse.
Ndryshe, Angela jeton prej vitesh në Amerikë ku edhe ka ndërtuat një karrierë të suksesshme prej modele.
Bukuroshja nga Shkodra është e martuar me biznesmenin Dragos Savulescu prej vitit 2017, çifti janë prindër të një fëmijë që erdhi në jetë nga një nënë surrogate. /Telegrafi/