Telegrafi

Anëtari i TBA, Klepto, takohet me Ledrin dhe Butën, i quan më të mirët e hip hopit shqiptar (Foto)

Hip hop ylli Ledri Vula po qëndron në Amerikë ku po zhvillon një seri koncertesh.

Ai po shoqërohet nga menaxheri i tij, Faton Shoshi dhe reperi Buta.

Por, atje ata nuk kanë qenë të vetmuar, pasi që janë pritur nga shqiptarë të shumtë.

Një prej tyre që është takuar me reperët ka qenë edhe Klepto nga TBA, që ka lansuar varg lëvdatash për Ledrin dhe Butën.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Ledri Vulës

“Shumë dashuri dhe respekt për shqipet e mia më të mirët e kësaj loje”, u shpreh Klepto në një postim në Instagram ku shihet bashkë me Butën dhe Ledrin.

Më vonë ishte edhe Ledri që postoi në InstaStory një foto me Klepton.

Nuk është befasi ky takim e as qasja e Ledrit, pasi që ai së fundmi ka realizuar edhe këngë me Noizyn.

Ledri shihet shpesh në praninë e menaxherit të tij, Faton Shoshit, i cili është një nga meritorët për rikthimin e fuqishëm të tij në skenë. Foto: YouTube/MbiRe

Duket se që nga dalja prej Babastars, Ledri vetëm ka ndërtuar miq përreth skenës së hip hopit dhe është shumë i fokusuar në të bërit muzikë kualitative. /Telegrafi/