Gjorgji Stojkov, anëtar i shoqatës “Andon Llazov Janev – Qoseto”, përmes një video-inçizimi që e ka publikuar në rrjetet sociale ka kërcënuar kryeministrin Zoran Zaev se do ta arrijë drejtësia e Qoses dhe se LSDM-ja do ta paguajë çmimin.
Ai thotë se si qytetar i Maqedonisë është i detyruar të thotë atë që ka, duke shtuar se Zaev do të digjet në ferr, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç dëgjohet në video, Stojkov është i revoltuar nga largimi i përmendores së Qoses, e cila ishte e vendosur para Gjykatës së Lartë./Telegrafi/