Fëmija i tretë i çiftit mbretëror morri një vëmendje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
Prindërit Kate dhe William më në fund edhe e kanë bërë publike emrin e pjesëtarit më të ri të familjes.
Sipas të përditshmes britanike “The Mirror” emri i fëmijës mbretërore është Luis Artur Charles.
Dukeshën e Kembrixhit lindi rreth orës 11:00 dhe disa orë më pas la spitalin e veshur si Princesha e ndjerë, Diana.
Dyshja tashmë ka marrë poza para derës së spitalit pas daljes së parë në publik me të sapoardhurin në jetë.
Sipas rregullave të trashëgimit të kurorës, princi i sapolindur do të kishte një avantazh ndaj motrës së saj më të vjetër, Charlotte.
Megjithatë, rregulli i paragjykimeve kundër pasardhësve meshkuj është hequr, që do të thotë se fëmijët mbretërorë tani trashëgojnë fronin në rendin e rreptë të lindjes. /Telegrafi/