Anëtari i LVV-së në KQZ, Alim Rama tha se ka tendencë për të shtyrë procesin zgjedhor.
Rama shtoi se shtyrja e procesit të certifikimit ndikon edhe në kalendarin zgjedhor.
“Unë po shoh tendencë, me ndikua në proces zgjedhor. Çdo shtyrje e këtij certifikimi sot ndikon në kalendarin zgjedhor, rrjedhimisht ndikon se gjithçka që lëviz një dit më tutje atëherë duhet me ndrru edhe datën e zgjedhjeve”, tha Rama.
Ai shtoi se a është problemi këtu vetë mbajtja e zgjedhjeve.
“Po shoh qëllime të caktuara të disa kolegëve këtu që nuk po duan mi mbajte zgjedhjet”, tha Rama. /Telegrafi/