Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës theksoi se opozita ka bërë huqjen e radhës sepse numri i bizneseve është rritur.
Sipas Muratit vetëm në 8 muajt e fundit janë regjistruar 8 mijë ndërmarrje të reja.
Megjithatë, Mustafa ka thënë se të dhënat për rënie e numrit të bizneseve nuk janë të opozitës, por të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Të dhënat për rënien e numrit të bizneseve aktive, për hiq më pak se 13,302 biznese, janë të Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK) dhe jo të opozitës. Sa për sqarim, ASK është institucion që operon nën ombrellën e Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë Mustafa.