Një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, Benny Gantz tha se lufta në Rripin e Gazës është më e ndërlikuar se çdo gjë deri më tani dhe se po shkakton dëme të mëdha.
“Është një luftë më komplekse nga sa kemi parë ndonjëherë. Si në çdo betejë, ka sfida dhe një çmim të lartë”, deklaroi Ministri izraelit i Mbrojtjes.
Duke thënë se Izraeli nuk mund të jetojë më me Hamasin, ai thekson se “ky realitet duhet të ndryshojë”, raporton timesofisrael.
Gantz shton se Izraeli po vepron në përputhje me atë që është e drejtë për ta. Ai hodhi poshtë zërat për konflikte politike brenda qeverisë.
“Ne po përparojmë nga humnera e tragjedisë drejt fitores”, pohoi ai, duke thënë se uniteti i brendshëm i Izraelit do të ndihmojë suksesin ushtarak.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) aktualisht po kryejnë një operacion tokësor në Rripin e Gazës në përgjigje të një sulmi të Hamasit që ndodhi më 7 tetor, i cili sipas autoriteteve izraelite vrau 1400 ushtarë civilë.
Sipas informacioneve nga institucionet në Rripin e Gazës, IDF deri më tani ka vrarë më shumë se 8000 palestinezë, duke përfshirë një numër të madh civilësh, gra dhe fëmijë. /Telegrafi/