One Direction po përballet me incidente të shumta kohëve të fundit.
Gjatë një koncerti në Filadelfia këtë javë, anëtari i grupit, Harry Styles, është goditur në fytyrë nga një fans, transmeton Telegrafi.
Djelmoshat ishin thuajse në fund të koncertit kur Styles u godit me kanaçe.
Reagimi i artistit pas goditjes ishte i menjëhershëm për dhimbjen e shkaktuar. Ai u u largua nga skena duke ecur me duart në fytyrën e tij. /Telegrafi/